Historia tragjike e priftit shqiptar që myslimanët e quanin engjëll

Fanatizmi i të besuarit, ndoshta është krijuar nga mohimi që na i është bërë besimit për dekada, ndonëse ka fakte historike të cilët dëshmojnë një fanatizëm më të madh kohë më parë.Por kjo nuk është e gjitha. Si çdo medalje, edhe ajo me të cilën historia ka nderuar figurat e saj të mëdha ka dy anë.Njëra është ana e parathënë, ndërsa tjetra është ajo në të cilën, mes të tjerësh janë skalitur ato, të cilët ishin shqiptarë dhe besimin e tyre e vunë në funksion të atdheut.Këto personazhe ngadalë- ngadalë po marrin vendin e merituar në zemrën e atyre që akoma edhe sot e duan atdheun.Historia e dom Lekë Sirdanit tregoi se si një hoxhë mysliman e rriti deri kur u bë prift, ndërsa historia e personazhit të sotshëm është historia e një prifti që i gjithë populli mysliman e deshi.Ai asnjëherë nuk shkaktoi as përçarjen më të vogël mes njerëzve, por jeta e tij u pre në mes nga ato që nuk deshën asgjë përveç pushtetit.Imzot Vinçenc Prennushi lindi në Shkodër në vitin 1885 bashkë me një motër binjake. Pasi përfundoi studimet fillestare në qytetin e lindjes, eprorët e dërguan jashtë, ku studioi për Filozofi e Teologji duke u shugurar meshtar në vitin 1908. Nga ai moment filloi aktiviteti i tij i pareshtur në të mirë të atdheut në dy lëme: atdhetari dhe kulturë.Në lëmin e kulturës u dallua si shkrimtar, poet, përkthyes, publicist dhe studiues i rëndësishëm.Të gjitha punët e tij artistike e studimore i botoi në revistën më të rëndësishme të kohës, “Hylli i Dritës”.Në hirerarkinë kishtare gëzoi të gjitha postet: nga gjakue, diakon, meshtar, provincial (i françeskanëve shqiptarë) e deri Ipeshkëv i Durrësit ku dhe ndërroi jetë në krye të detyrës së tij.Në Durrës Imzot Vinçenci u bë shumë popullor.Të gjithë e donin atë, pa dallime fetare. Ndoshta më shumë se të krishterët durrsakë të cilët donin një Ipeshkëv nga ai qytet, e donin myslimanët të cilët, sipas deklaratës së atë Mati Prendushit që është botuar në “L’oservatore Romano” në vitin 1994, “Kishte shpirt ekumenik dhe respekt të madh për fetë e tjera.Myslimanët e quanin “melek” që do të thotë “engjëll”.
Pasi i shërbeu Atdheut, shërbim i cili kulmoi në vitin 1914 kur mbajti fjalimin prekës para gjithë popullit të Shkodrës në ditën kur u ngrit flamuri shqiptar në kalanë e Rozafës, kuptoi se Zoti priste më shumë nga ai.Gjithçka filloi në pranverën e vitit 1945, kur Imzot Prennushi u thirr në Selinë Qendrore të Qeverisë bashkë me Ipeshkvin e Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçin. Partia kërkonte që Kisha të ndahej nga Vatikani, por Ipeshkvinjtë nuk pranuan. Nga këtu filloi gjithçka…Në gjyqin e zhvilluar kundër tij dhe kundër klerikëve të tjerë, ai u dënua me 20 vjet burg me akuzat “Agjitacion dhe Propagandë” dhe “Krijimi i Partisë Demokristiane”.Mënyrën se si ai qëndroi në burg e më pas vdiq, e tregon më së miri profesor Arshi Pipa, në librin kushtuar Imzot Vinçencit, botuar në Tiranë në 1995, i cili ishte aty, në qelinë e vogël prej 30 metrash katarorë bashkë me sa e sa të tjerë:…Terrori ishte natën. Deri në mesnatë kishte dritë elektrike, e deri atëherë vuajtja ishte më e durueshme. Por sapo fikej drita, në errësirën që i merrte frymën qelisë, vuajtja e tij shtohej e bëhej e mprehtë. Sikur mungesa e dritës i hiqte frymëmarrjen…Një prej atyne netëve më tha ngadalë: “Tani i kuptoj fjalët e Gëtes: ’Mehr Licht’ [Më shumë dritë]”. Ajo dritë së cilës poeti i ishte drejtuar në fill të vdekjes, nuk ishte me siguri drita që shohin sytë tanë.Imzot Prennushi u nda nga kjo jetë në një natë marsi të vitit 1949. Atë natë kishte zjarr në kamin. Kur i mbylla sytë, sytë e lodhur e të sfilitur që aq shumë kishin kërkuar dritë. M’u duk se pashë në fytyrën e tij të gërryer, të konsumuar, të paqësuar tashmë, pas aq shumë vuajtjesh, një dritë të pazakontë.Shumë kohë para se të jetonte vetë mundimin e errësirës, ai shkroi vargjet e mëposhtme duke parandjerë atë çfarë do t’i ndodhte Shqipërisë:Der foshnjeve t’shkretaS’druen lakun m’u a ngrehun;N’sa shtigje ka jeta,Shum’ gjarpni rrin mshehun!Ka marrë qiella pezem,Na matet me rrfe:O Krisht, na mloi terri:Rri pra, rri me ne.Kështu bariu i të krishterëve e engjëlli i myslimanëve u vra nga barbarët që asnjëherë nuk ditën të besonin Zotin e të donin njeriun.

Comments

comments