Hiti i Dua Lipës është shfaqur mbi 1.5 milion herë në ekranet e qytetit të New Yorkut (Foto)

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. 

Ditë më parë këngëtarja është shpallur gruaja e vitit sipas revistës së mirënjohur “Times”.

E gjithë kjo në saje të shumë hiteve dhe mbi të gjitha të këngës “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar mbi 754 milionë herë në YouTube.

Por, së fundi është mësuar edhe një shifër tejet interesante sa i përket shfaqjes së videos në ekranet e mëdha të vendosura për reklama në qytete të ndryshme botërore.

Sipas një mesazhi të publikuar të të atit të këngëtares, Dukagjinit, kënga e Duas është shfaqur nëpër ekranet e mëdha të New Yorkut mbi 1.5 milion herë.

” 1.568.605 shfaqje në New York… dhe ende po vazhdon”, ka shkruar këngëtari Lipa në Instagram.

Ndryshe, edhe gazeta e njohur britanike “The Guardian” ka publikuar një artikull në numrin e djeshëm.

Theksojmë se Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë vitit të ardhshëm. /Fol/

Comments

comments