Homazhe te varri i Faik Mustafa-Daci -Tetovë, njëri ndër organizatorët e demonstratave të vitit 1968

0

Iniciativa qytetare për shënimin e 50 vjetorit të demonstratave të 68-ës në Tetovë, njofton opinion se më 14.02.2018 (e mërkurë), në varrezat e qytetit, me fillim në orën 13:00, do të bëhen homazhe te varri i Faik Mustafa-Daci, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij. Faik Mustafa-Daci është njëri ndër organizatorët e demonstratave të vitit 1968, i cili bashkë me shumë veprimtarë të tjerë i dhanë kuptim dhe dinjitet lirie kësaj ngjarje që reflektoi vetëdije dhe përkushtim në jëtën kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

Ky homazh për figurën e përshqiptareshme të Faik Mustafa- Daci, bëhet në kuadër të projektit për shënimin e këtij përvjetori jubilar, i cili do të pasohet edhe me shumë ngjarje tjera gjatë tërë këtij viti. Shënimi i këtij përvjetori është menduar të jetë një përkujtesë gjithëpërfshirëse për të gjitha ata që ishin pjesë e kësaj ngjarjeje madhore kombtare.

Iniciativa qytetare për shënimin e demonstratave të 68-ës,

Komentet

komentet