Hoti e quan Gashin “udbash”, ky i fundit: A e di kush...

Hoti e quan Gashin “udbash”, ky i fundit: A e di kush jam unë?

Në emisionin “Interaktiv” , janë përplasur ashpër anëtari i LDK-së, Arben Gashi dhe ai i PDK-së, Rexhep Hoti.

Momenti më ekstrem ishte kur u folë për SHIK-un, që e nxitit të reagoj shumë ashpër Hotin e PDK-së.

Ai tha se janë vetëm njerëzit e UDB-ës që e akuzojnë SHIK-un.

Madje, ai në një moment e quan edhe Arben Gashin si Udbash.

Pas kësaj akuze, reagoi shumë ashpër, Arben Gashi i cili i thotë: “A e di ti kush jamë unë dhe nga çfarë familje vijë unë”.

Arben Gashi tha se Rexhep Hoti po i bën dhunë psikike në studio.