Howedes te Juventus, tani konfirmohet një lajm i papritur

Agjenti i Benedikt Howedesit, ka thënë se Arsenali, Roma dhe Leicester City, e kanë kërkuar lojtarin e tij para se të bashkohej me Juventusin.

Mbrojtës është bashkuar me Bianconerët nga Schalke 04 si huazim me opsion blerje.

“Situata ndryshoi pasi që më kontaktoi direkt drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici”.

“Po ashtu ne kishim kontaktet edhe me klubet e tjera. Biseduam me Romën, Leicesterin, po ashtu edhe me Arsenalin pasi dëgjuam se Interi e do Shkodran Mustafi”.

“Pastaj, ne e kuptuam shpejt që interesimi i Juventusit ishte konkret dhe ishte zgjedhja e parë Bennin”.

“Me gjithë respektin për Schalken, kut top klube si Juve të kërkojnë duhet të shkosh. Juve është top”, ka thënë agjenti i lojtarit.

Comments

comments