Hoxhaj takon kryetarin e AshAK: Mbështetje financiare për kërkimet shkencore të Akademisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar sot Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku ka zhvilluar takim me kryetarin e Akademisë, Hivzi Islami.

Për këtë takim, Hoxhaj ka njoftuar përmes Facebook.

“Kam takuar sot kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islamin, me të cilin kemi diskutuar për rolin e këtij institucioni në formësimin e politikave të veprimtarisë shkencore, kërkimeve shkencore, si dhe për organizimin e punës kërkimoro-shkencore dhe ndërmarrjen e veprimeve në interes të veçantë për vendin”, ka shkruar Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri, është zotuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’i mbështesë financiarisht kërkimet shkencore të akademisë. /Infokusi/

Comments

comments