Hoyt Yee dha dorëheqje nga Departamenti i Shtetit, vjen ambasador në Ballkan

0

Brian Hoyt Yee ka dhënë dorëheqje nga pozita e ndihmësit të zëvendësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi.

Kështu kanë bërë të ditur për Al Jazeera-n në Departamentin amerikan të Shtetit.

Në përgjigje është thënë se Hoyt Yee për largimin nga pozita aktuale i ka njoftuar kolegët në Ministrinë e Jashtme Amerikane (Departamenti i Shtetit), shkruan Al Jazeera.

Si zëvendësues i tij përmendet ish-shefi i OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Johnathan Moor.

Ndërkaq, spekulohet se Hoyt Yee mund ta marrë detyrën e ambasadorit të SHBA-ve në njërin nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Më herët është përmendur se ai do të jetë ambasador në Maqedoni, por së fundi është përmendur edhe si ambasador i Amerikës në Sarajevë./Express

 

Komentet

komentet