HP prezantoi dy desktopë, një laptop dhe një ekran lojërash

0

Në vitet e fundit HP i ka kushtuar jo pak vëmendje linjës Omen, megjithatë këtë herë ka vendosur të kujtojë edhe komunitetin Pavilion duke pasuruar linjën me modele të reja dedikuar gejmerave.

Bëhet fjalë për dy desktopë, një laptop dhe një ekran që Intel thotë se u shërbejnë atyre që janë të dhënë pas lojërave.

Laptopi Pavilion Gaming vjen në një madhësi të vetme, një model 15.6-inç por nuk i mungojnë disa konfigurime të ndryshme duke ulur çmimin deri në 799 dollarë.

Të gjithë kompjuterët e prezantuar sot vinë me gjeneratën e tetë të procesorëve Core i5 dhe i7, 8GB RAM dhe një seri kombinimesh mes hardisqeve tradicionalë 1Terabajt dhe disqeve solide. /Sovrani/

Gejmerët do të përfitojnë ose një kartë grafike Radeon RX560X, një GeForce GTX 1050 Ti ose një GTX 1060 Max-Q.

Për nga dizajni laptopi duke në pamje të parë që është ndërtuar për lojëra të performancës së lartë falë stilit futuristik dhe tastierë me dritë LED jeshile.

Ekrani mund të konfigurohet në 1080p 60Hz, 1080p 144Hz ose 4K 60Hz.

Desktopët janë Pavilion Gaming 690 dhe 790. I pari është edhe modeli me harduerin e rangut më të ulët dhe fillon nga 549 dollarë. Pavilion 790 fillon nga 749 dollarë dhe ka disa tipare më të avancuare si mbështetja për 64GB RAM.

Së fundit Pavilion Gaming 32 HDR është një ekran me madhësi 32-inç dhe rezolucion 2560 x 1440 piksel. Me një rang rifreskimi prej 75Hz, ekrani ofron mbështetje për AMD FreeSync dhe kushton 449 dollarë.

Linja Pavilion Gaming del në shitje në Maj dhe Qershor./Sovrani/

Komentet

komentet