Humb jetën një 38 vjeçar në Vlorë, ra në kontakt me rrymën elektrike

Në orët e para të ditës së sotme një 38 vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë si pasojë e kontakt më rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në shtëpinë e tij shtetasi me inicialet shtetasi F.L., 38 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi personi ka qenë duke ndërhyrë në një kabull elektrik.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Comments

comments