Humbni 30 kile për tre muaj

Ekzistojnë disa variante të dietës me vezë të ziera, ku ky version është më i maturi. Përpos vezëve, ushqimet e preferuara për këtë dietë janë: mishi i pulës, i gjeldetit, peshqit, pemët, perimet me pak karbohidrate, çajet bimore pa sheqer dhe uji.

Buka, brumërat dhe patatet janë rreptësisht të ndaluara. Për tre muaj mund të humbni deri në 30 kilogramë!

Njëri nga ithtarët më të flaktë të kësaj diete është aktori Adrian Brody, i cili kishte humbur 15 kilogramë duke u përgatitur për rolin në filmin “The Pianist”.

Versioni i tij i kësaj diete ishte: vezët i hante për kafjall, pak mish të pulës të pjekur në skarë për drekë dhe një copë peshku me perime të ziera në avull për darkë.

Ja një shembull i kësaj diete

Kafjalli: 2 vezë të ziera dhe gjysmë grejpfruti

Dreka: mish i pjekur i pulës pa lëkurë dhe sallatë.

Darka: Omëletë nga 2 vezë me spinaq dhe domate.

Comments

comments