I akuzuari I rastit “Monstra”, Fejzi Haziri arrestohet në Klinikën e Pulmologjisë

0

Fejzi Haziri i akuzuar në rastin “Monstra” dhe i cili ishte i dënuar me vendim të plotfuqishëm prej 6 vjet e gjysmë burg për armëmbajtje pa leje, sonte u arrestua në Klinikën e Pulmologjisë dhe është nën mbikëqyrjen e policisë.

Është shtyrë seanca e sotme për rastin “Monstra” tashmë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) sepse në seancë nuk u paraqit i akuzuari Fejzi Aziri, i cli sipas avokatit të tij mbrëmë është ndalur në spital sepse është i sëmurë.

Prokurorja, Fatime Fetai  theksoi se Prokuroria Speciale është e gatshme dhe se kanë pritur që për sot të fillojnë. Ajo reagoi për mungesën e të akuzuarit Aziri sepse vetëm me një letër, pa dokument mjekësor për diagnozën e tij, avokati Naser Raufi u përpoq ta justifikojë mungesën e tij.

Komentet

komentet