I pamposhturi në Mal të Zi fiton zgjedhjet presidenciale

0

Milo Gjukanoviq një nga politikanët veteranë ka fituar që në raundin e parë zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Nga numërimi i 98 % të votave nga CEMI, Gjukanoviq ka fituar 53,9 për qind, ndërsa kandidati i një pjese të opozitës, Mladen Bojaniić ka fituar 33,4%.

Kandidatja e SDP, Draginja Vuksanović ka fituar 8,1%, ndërsa kandidatët e tjerë me më pak vota.
Mandati i Presidentit në Mal të Zi është pesëvjeçar. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 532.599 qytetarë.

Sipas të dhënave nga Qendra për Tranzicioni Demokratik në Mal të Zi, këtë të drejt e kanë shfrytëzuar rreth 64 për qind. Partitë shqiptare në Mal të Zi, gati si asnjëherë më parë, janë treguar unanime dhe kanë kërkuar nga përkrahësit e tyre që ta votojnë Gjukanoviqin.

Gjukanoviq është në politikën malazeze tash e 25 vjet. Ai është figura kryesore politike në këtë shtet. (INA)