I vihen prangat hajdutit të shtëpive në Sarandë

0

Një i ri u arrestua nga policia pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Sarandës. 24-vjeçari Dhimitri Terolli, u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Speed”.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në lagjen ”Nr.1”, ka vjedhur banesën e e një perosnit me inicialet A.H., ku ka marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu i riu, i cili rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve,

është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht :

Më datë 12.03.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..

Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..

Më datë 29.03.2018, në lagjen ”Nr.3.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..

Më datë 03.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V..

Më datë 05.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj..