Identifikohen autorët e vrasjes së dyfishtë në Lushnje

Policia e Shtetit, duket se ka mundur të identifikojë dy persona si autorë të mundshëm të ngjarjes së ditës së djeshme në Lushnje, ku mbetën të vrara dy persona dhe dy të tjerë të plagosur.

Siç bën me dije policia, rezulton se ngjarja e djeshme ka lidhje me ngjarjen e ndodhur një vit më parë ndodhur në qytetin e Lushnjes ku është tentuar të vriten me armë zjarri 2 persona, ku mbetën të plagosur nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin dhe një person tjetër.

Autorët e dyshuar të asaj ngjarje janë Leart Haxhiu dhe Oreges Bilbili të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Dyshohet se autorët e mundshëm edhe të ngjarjes së djeshme janë të njëjtët persona, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po vazhdon puna për ndalimin dhe kapjen e tyre.

Atentati në mes të Lushnjes

Në datën 11.10.2017 në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje, nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marrë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër  i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

Viktimat janë shtetasit Z. L, 23 vjeç dhe J. H., 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje. Shtetasi i plagosur rëndë është M.Xh, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë. Si dhe ka marrë dëmtim të lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç.

Makina e djegur

Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje Berat, në po digjet një mjet. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në  automjet tre arme zjarri automatike. Automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Kush janë viktimat

Viktimat janë Zaimir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, të cilët thuhet se janë miq të nipit të Aldo Bares. Të rinjtë, që dyshohet se ishin dy shënjestrat e atentatit, po qëndronin pranë një lokali të frekuentuar prej tyre thuasje çdo ditë. Nga Hyrja e qytetit ka ardhur mjeti ku ndodhej një person me maskë dhe me kallashnikov në dorë, i cili ka qëlluar me breshëri duke i vrarë në vend dy të rinjtë. Më pas automjeti është larguar për në perëndim të qytetit. Vendi ku ndodhi vrasja është shumë pranë komisariatit të policisë.

 

Comments

comments