Imami i Lagjes së trimave i drejtohet akademikut Manxhukov: Në këto troje shqiptarët nuk janë qiraxhinj

Imami i Lagjes së trimave, Kumanovë, Eljasa Mahmudi ka reaguar ndaj deklaratës së akademik Mitko Manxhukov duke i thënë se shqiptarët në Maqedoni nuk janë qiraxhinj, transmeton Tetova.
“Akademiku maqedonas Mitko Manxhukov paska thënë se me përpjekjet për dygjuhësi në tërë territorin e Maqedonisë po bëhet përpjekje për shqiptarizimin dhe islamizimin e Maqedonisë.
Eh more akademik i mbushur me albanofobi, islamofobi dhe ksenofobi, këtu në këto troje populli shqiptar nuk është qiraxhi, por me shekuj e shekuj jeton në trojet e tij etnike autoktone, ndërsa përkundër dëshirës tënde të sëmurë dhe të tjerëve sikur ti, dije se më shumë se një e treta e popullsisë së këtij shteti janë shqiptarë dhe afër gjysma e popullsisë së këtij shteti janë muslimanë.”, shkroi Eljasa Salihu në llogarinë e tij në Facebook.

 

Comments

comments