Incident në Gostivar

Një nxënës pesëmbëdhjetë vjeçar i shkollës fillore “Ismail Qemali” të Simnicës së Gostivarit e ka sulmuar fizikisht arsimtarin e tij dhe i ka shkaktuar plagë në kokë, njofton Portalb.mk.

Policia e Tetovës informoi se rastin e ka paraqitur një i punësuar në shkollë dje rreth orës 8 të mëngjesit.

“Një nxënës pesëmbëdhjetë vjeçar nga kjo shkollë e ka sulmuar arsimtarin Sh.K (62) nga ky fshat. Sulmi u parapri nga një grindje e shkurtë verbale për shkak se nxënësi ka refuzuar të hyjë në klasë. Djaloshi iu drejtua mësimdhënësit dhe filloi ta godasë me grushta në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar lëndime të dukshme në anën e majtë të kokës, gjegjësisht ënjtje në ballë”, deklaroi Marijan Josifovski zëdhënës i policisë së Tetovës.

I punësuari në shkollë e ndaloi nxënësin, ndërsa arsimtari i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Pas paraqitjes së rastit, nxënësi në prani të prindërit u ftua në stacioni policor të Gostivarit ku është biseduar me të dhe pas pastrimit të plotë të të gjitha detajeve që do të përballet me dorëzimin e duhur.

 

 

 

Comments

comments