Ingrid Gjoni në top-formë, çmend plazhistët me format (FOTO)

Në muzikë është rikthyer me bashkëpunimin e radhës me Gjeto Lucën, ndërsa në rrjetet sociale me një set fotosh të nxehta në plazhin e Jugut, ku shfaqet në top-formë me linjat e rrumbullakosura.Fjala është për këngëtaren Ingrid Gjoni, e cila gjatë pushimeve me djalin Parid, ka shfrytëzuar ditët e bukura me diell për të pozuar si një modele e vërtetë me një palë rrobabanje trup në ngjyrë të kuqe.Projekti “Fustani pika pika”, i finalizuar edhe me klip, ishte kënga plot ritëm që ktheu vëmendjen nga artistja, e cila duket se këto kohë ka punuar shumë edhe me linjat, për t’u shfaqur sa më e bukur në plazh. Duket se në dy vjet që arriti të kishte fizikun e moshës së adoleshencës kur ishte kërcimtare, Ingridi ka mundur të ruajë të njëjtën formë me rikthimin e linjave pas lindjes.Para dy vitesh, ajo mundi të hiqte tetë kilogramë nga pesha trupore, e ndihmuar nga provat për realizimin e numrave të kërcimit në garën e “Dance with me”. Intensiteti i provave e ndihmuan të dobësohej në kohë rekord dhe pa sforco për sa u përket dietave.
Siç u shpreh në “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, Ingridi gjatë verës është e angazhuar me udhëtime e koncerte. Ne kemi sjellë një foto plazhi të Ingridit të 7 viteve më parë dhe, siç e shihni, këngëtarja në vite është bërë akoma edhe më e bukur, ku pa dyshim meritë ka edhe rimodelimi i gjoksit.

Comments

comments