iPhone 8 mund të mos ketë sensor për gishta

Edhe pse ka qenë një komponent standard i iPhonet për shumë gjenerata, sensori për gishtërinj mund të mungojë në smartfonin më të avancuar deri më tani të Apple-it.
Një fotografi e publikuar në rrjetin social Weibo, sugjeron se sensori për gishtërinj në iPhone 8 nuk është i përfshirë, transmeton Koha.net. Në fotografi shihet një panel i pasmë i zi për iPhone 8, i cili nuk ka fare sensorin për gishtërinj.

Paneli në fotografi shfaq ekzistencën e kamerën së dyfishtë vertikale dhe e cila është shndërruar në xham nga alumini. Po ashtu, flitet se iPhone 8 nuk do të ketë as veçorinë Touch ID.

Analisti i KGI-së, Ming-Chi Kuo, ka thënë për The Investor se Apple është e gatshme që të braktisë sensorin për skanim të gishtërinjve.

Apple, në fakt, ka konsideruar përfshirjen e veçorisë Touch ID në ekran, por ajo ka vendosur që të ofrojë teknologjinë e re për identifikim të fytyrës në vend të saj.

Comments

comments