Ish analisti i CIA-s: Saddam Hussein ishte shkrimtar dhe s’po e udhëhiqte qeverinë kur u vra

Ish analisti i lartë i CIA-s, John Nixon, i cili e kishte intervistuar Saddam Husseinin pak muaj para pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, ka thënë se dikatori i rrëzuar i Irakut nuk po e udhëhiqte qeverinë më dhe po shkruante libër në atë kohë.

Nixon, puna e së cilit në CIA ishte ta studijonte Saddamin, ishte tronditur kudër kishte kuptuar se inteligjenca e kishte pasur gabim për Hussein, tranmseton Express.

Hussein e kishte përshkruar veten para Nixonit edhe si president i Irakut edhe si shkrimtar, si dhe ishte ankuar se ushtria e Shteteve të Bashkuara ia kishte marrë të gjitha shkrimet, duke ia parandaluar përfundimin e librit.

Hussein natyrisht se ishte diktator brual, por njeriu i përshkruar nga Nixon nuk kishte në mision për ta hedhur në erë tërë botën, sic kishte pretenduar administrata e George Bush për ta justifikuar pushtimin e Irakut.

“A ia ka vlejtur largimi i Saddamit nga pushteti?” pyet Nixon në libër. “Mund të flas vetëm për veten time kur them se përgjigjja duhet të jetë patjetër jo. Saddam ishte i zënë duke shkruar roman në vitin 2003. Nuk po e udhëhiqte qeverinë më.”

Comments

comments