Ish pjesëtari i SHIK-ut akuza të rënda ndaj Thaçit, ja pse ka...

Ish pjesëtari i SHIK-ut akuza të rënda ndaj Thaçit, ja pse ka gisht në arrestimin e Haradinajt

Naim Miftari, ish pjesëtar i Shërbimit Inteligjent të Kosovës, nuk ka hequr dorë nga fajësimi i Presidentit të vendit Hashim Thaçi lidhur me paraburgimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë.

“Po nuk është sekret më së Hashim Thaçi ka qenë bashkëpunëtorë i  DGSE shërbimit sekret Francez para shumë vitesh pata  potencuar vet në shtyp publikisht këtë sekret që shumë i ka kushtuar Kosovës gjer tani ku faktikisht Kosova është satelit i ndërkombëtarëve dhe i Serbisë. Dihet shumë mirë se shërbimi sekret Francez ka bashkëpunim vëllazëror shekullor me shërbimet sekrete Serbe sidomos ish UDB dhe tani BIA shërbimi i inteligjencës serbe. Hashim Thaçi nuk është përgjigjur kurrë në pyetjen krejt të thjeshtë si ndodhi e u vranë shumica e komandantëve të luftës që e luftuan me Serbinë. Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Salih Çeku, Ahmet Krasniqi, Shkëlzen Haradinaj, Agim Ramadani, Abeja, Toni e mici. Si ndodhi kjo nuk është rastësi. Kryetari i Kosovës duhet po ashtu të shpjegoj rolin e vëllait të tij dhe bashkëpunimin që e kishte me UDB para dhe gjatë luftës (por mos të harroj se G2 i UÇK-së ka fakte për ato akuza)”, ka pyetur Miftari.

Naim Miftari mbështetë deklaratën e Deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, lidhur me interferimin e Presidentit Thaçi në arrestimin e Ramush Haradinajt.

“Daut Haradinajn e mbështes plotësisht në deklaratën e tij ku ceket roli negativ i Presidentit i cili para disa ditësh, deklaratat e Dik Martit dhe akuzat e Serbisë i pranoi si të  vërteta ku deklaroi kinse janë vrarë dëshmitarët. Po kush tjetër ka vrarë dëshmitarë më shumë se sa vet Hashim Thaçi dhe klani i tij. Plus inatet personale për mos ftesën në SHBA  te cilat i shprehte publikisht  edhe vet qartë në televizionet pro qeveritare”, është shprehur Miftari për gazetën “Bota sot”.

Sipas Naim Miftarit, çdo e ligë e vendit te ka adresën pranë Hashim Thaçit.

“Publikisht deklaroi se në arrestimin e Ramush Haradinajt ka dorë pikërisht  presidenti ynë Hashim Thaçi i cili përmes lidhjes Franceze dhe ndihmës serbe përgatitën ndalesën, arrestimin e komandantit të luftës Ramush Haradinajt i cili, shpëtoi gjallë gjatë luftës edhe pse shumë i dëmtuar familjarisht dhe i plagosur disa herë edhe  vet nga makineria vrasëse Serbe. Çdo e ligë që i vjen vendit tonë që nga viti 1997 adresën e ka pran Hashim Thaçit dhe klanit të tij të konspiracioneve”, ka potencuar ai.

Ai ka thënë se edhe Gjykata Speciale u formua duke u bazuar pikërisht në akuzat që i bëheshin pikërisht Hashim Thaçit nga raporti i Dik Martit.

“Çka presim nga një president i cili gjer disa jav para sete formohej gjykata speciale deklaronte se është themelues dhe lider i UÇK dhe kur trokiti gjykata e pa drejt në portën  e shtetit tonë ky i njëjti themelues deklaroi se nuk ka qenë fare në UÇK. Edhe pse kjo gjykatë u formua duke u bazuar pikërisht në akuzat që i bëheshin pikërisht Hashim Thaçit nga raporti i Dik Martit, por ky po tenton ta shpëtoj veten. Nuk njeh kufi ligësia e tij”, ka përfunduar Miftari.