Ish-presidenti serb: Kosova e mori atë që deshi , dialogu më nuk ka kuptim

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel tani është shumë vonë për t’i zgjidhur disa çështje të cilat më herët kanë pasur mundësi të zgjidhen.

Kështu ka thënë ish-presidenti serb, Boris Tadiq duke iu referuar Kosovës së pavarur.

Për Blicin serb, Tadiq ka thënë se Aleksandar Vuçiq dhe Tomislav Nikoliq mashtruan qytetarët në fushatën e vitit 2012 duke premtuar se do përmirësojnë çdo gjë që qeveria e mëparshme kishte negociuar, transmeton lajmi.net.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit pengon të luftojmë atë që më herët kishim mundësi. Tani ne po përballemi me një akt të kryer dhe çdo diskutim mbi këtë temë është sa për të larë ‘sy e faqe’ me publikun kinse dialogu është në rregull”, ka thënë Tadiq.

Sipas tij, ditë më të mira për Serbinë ishin në kohën kur ai udhëhiqte.

“Qeveria ka lejuar vendosjen e sistemit ligjor të Kosovës së pavarur në të gjithë territorin e saj përfshirë edhe veriun. Në kohën e mandatit tim nuk është pranuar dhe kemi luftuar me sukses për të ruajtur atë që Serbia nuk e kishte humbur në ’99. Tani e vetmja gjë e rëndësishme që diskutohet është formimi i komunave serbe por edhe zbatimi i saj shihet se është i vështirë”, ka përfunduar Tadiq

Comments

comments