ISIS po merr fund, apo po transformohet?

Organizata terroriste ISIS, e cila solli shkatërrime të mëdha në botën islame, ka humbur një pjesë të madhe të territorit që pushtoi.

Por, organizata ruan potencialin që të drejtohet në strategji të reja me mijëra militantë që i kanë mbetur nga dhjetëra mijëra që ka pasur, shkruan Anadolu Agency (AA).

DEASH, organizatë terroriste e cila arriti kulmin duke pushtuar dy të tretat e territorit sirian në fund të vitit 2014, që nga viti 2015 e deri tani po humb me shpejtësi territoret që posedon.

Pas rrethimit të Ajn el-Arab (Kobani), duke humbur konfliktet në linjde të Halepit dhe në veri të Rakkas kundër PKK-PYD-së, e cila mori mbështetjen e SHBA-ve dhe të koalicionit ndëkombëtar, DEASH-i u tërhoq nga këto rajone. Në këtë mënyrë, në prag të vitit 2016, organizata mbeti e bllokuar në një harkore nga veriu i Halepit e deri në jug të Rakkas.

Organizata e cila edhe përballë Rusisë dhe regjimit humbi territore të shumta në Halep dhe Homs, u tërhoq në rajonin Dejrizor, ndërkohë që edhe në qendër të Rakkas u rrethua nga organizata terroriste PKK/PYD e mbështetur nga SHBA-të.

Problemet në burimet njerëzore dhe bllokimi i politikave për luftëtarët e huaj të cilët formuan praninë e DEASH-it në Siri, bënë që të mbeten pa rezultat edhe tentativat e organizatës terroriste për t’i rifituar territoret që kishte humbur ushtarakisht.

Zëdhënësi i organizatës, Ebu Muhammed Adnani, i cili u vra në vitin 2016 në një sulm që nisi nga veriu i Rakkas nga SHBA-të dhe koalicioni ndërkombëtar në bashkëpunim me PKK/PYD-në, afërsisht dy vite më parë kishte deklaruar se tashmë do të tërhiqeshin në shkretëtirë.

Këto humbje të organizatës, ishin treguesit e parë të parashikimeve dhe pretendimeve të tyre për shtet, të cilat nuk mundën t’i konkretizonin.

Mundësia për rrethim në shkretëtirën e Homsit

Ndërkaq, sot, vërejmë se DEASH po tërhiqet me shpejtësi në lindje të Sirisë, ashtu siç kishte shprehur edhe Abu Muhammad Adnani. Organizata e bllokuar në fshatrat verilindore të Dejrizorit në afërsi të kufirit me Irakun, është duke mbajtur nën kontroll në të njëjtën mënyrë vijën kufitare që shtrihet nga jugu i qytezës Al Hul në Haseke e deri në territoret e saj në Dejrizor si dhe deri në Enbar dhe shkretëtirën e Enbarit në Irakun perëndimor.

Përveç këtij rajoni, organizata po përpiqet të mbrojë praninë e saj në shkretëtirën e Homsit duke u tërhequr në muajt që kanë kaluar nga Palmira në lindje të Homsit. Megjithatë, duke marrë rajonin Ebu Kemal në afërsi të qytezës Majadin dhe kufirit të Irakut, hapësira e ngushtuar nga regjimi i Asadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani në luginën e Eufratit në Dejrizor me mbështetje ajrore të Rusisë, forcojnë shenjat se DEASH-i do të rrethohet në shkretëtirën e Homsit.

Celulat, veprimet dhe operacionet e menjëhershme

Natyrisht, është gjithashtu e mundur që organizata të zgjedhë të tërhiqet nëse është e rrethuar këtu, sepse kemi të bëjmë me një organizatë që mund të zhvillojë operacione luftarake me celulat që organizon në rajonet që ka humbur në front më parë. Në të ardhmen e afërt, ne kuptojmë se organizata, e cila mund të mbledhë celula të fshehta, si shembulli i Karjetejnit, në një operacion ushtarak të shpejtë, mund të përdorë territorin e humbur në luftën e frontit si një motivim për një veprim tjetër.

Përveç të gjitha këtyre zonave të mëdha, dy zona nën kontrollin e DEASH-it në Siri janë të rëndësishme, të cilat janë vendbanimet si Xhevlan, Advan dhe Tasil në kufi me Golanin nën pushtimin izraelit, që ndodhen në perëndim të rajoneve Jermuk dhe Dera, ku më parë jetonin intensivisht refugjatët palestinezë.

Militantët e organizatës të cilët vazhdojnë praninë për një kohë të gjatë pavarësisht se janë mjaft larg nga linja kryesore dhe janë nën rrethim, me strategjinë për të qenë të pranishëm në Jermuk sulmojnë opozitarët duke bërë marrëveshje periodike me regjimin e Asadit që ka forcë të fortë ajrore dhe logjistikë.

Ndëkohë, në Dera, strategjia bazë e organizatës e cila në perëndim ka ushtrinë e Izraelit, ishte të arrinte rrugën tokësore që shtrihet në Dera nëpërmjet zonave Neva dhe Xhisr es-Ashri. Është ende pyetje pa përgjigje se si siguron logjistikën ushtarake organizata e cila lufton me opozitarët me këtë qëllim.

Teksa pakësohen territoret e dukshme të organizatës, ekziston një mundësi e madhe që ajo të ndërmarrë veprime në territoret opozitare dhe të regjimit brenda në Siri, me celulat e fjetura dhe që ndodhen pas frontit.

Kjo lëvizje e DEASH-it, i cili ka nisur një sulm duke kaluar në territoret opozitare që ndodhen në jug të Halepit dhe rajonet në lindje të Hamas nën kontrollin e regjimit të Asadit në pjesën periferike verilindore të Hamas, tregojnë qartë se DEASH-i është i hapur për çdo bashkëpunim që organizata të mbijetojë.

A po shkatërrohet DEASH-i?

Në Takimet e Koalicionit Ndërkombëtar Kundër DEASH-it dhe kryesisht SHBA-ve dhe vendeve evropiane, theksi është vendosur mbi strategjinë e shkatërrimit të pjesëtarëve të organizatës në vendet ku ata ndodhen.

Perëndimi dhe Rusia e shohin Sirinë në veçanti si një “pellg ndërkombëtar ku do të shkatërrojnë elementet radikale që i kanë bllokuar”.

Në të vërtetë, Perëndimi dhe Rusia për shumë vite i kanë lejuar këto elemente të rrjedhin në Siri dhe Irak duke u larguar nga territoret e tyre. Ndërsa tani duan t’i eliminojnë, pa lejuar rikthimin e tyre.

Nga ana tjetër, përkundër lajmeve për “militantët e huaj të DEASH-it” dhe “konflikteve të ashpra” të shpallura në botë nga territoret e marra, në të cilat thuhet se janë mijëra luftëtarë të huaj, largohet nga vëmendja fakti që nuk ndahet asnjë informacion për arrestime apo vdekje.

Kjo situatë nuk mund të informojë për situatën se çfarë po nodh aktualisht me mijëra luftëtarët e huaj të cilët janë përmendur kryesisht nga SHBA-të dhe Rusia.

Kur mendohen marrëveshjet dhe iniciativat e kompromisit në të kaluarën si reflekse për të mbijetuar dhe fleksibilitet në kuptimin ushtarak të DEASH-it, vihet në dukje se këto tregojnë që organizata ka potencial për të kaluar në një strategji të re.

Ndërkohë, duhet të vlerësohet në këtë kuadër marrëveshja DEASH-PKK/PYD-në për evakuim në Rakka, të cilën AA e njoftoi më 15 tetor, ndërsa BBC e ofroi si lajm ditën e djeshme me disa dëshmitarë.

Skenari më i mundshëm

Skenari më i mundshëm që mund të diskutohet nga pikëpamja e organizatës është që të huajt me origjinë nga Gjiri dhe Magribi që flasin arabisht të shndërrohen në celula pas frontit, duke u bërë banorë me një identitet sirian, ose me identitet refugjati të kalojnë në vende të tjera. Ndërkaq, për luftëtarët e huaj që nuk flasin arabisht, situata është mjaft ndryshe.

Tabloja me të cilën përballemi gjatë rrethimit të Rakkas, nga kjo pikëpamje tregonte skenarin e organizatës për luftëtarët e huaj. Organziata e cila me një marrëveshje u tërhoq nga Rakka me elementet me origjinë arabe dhe vendase, linte nga pas elementet që nuk ishin arabe, përveç atyre me pozicionin e komandantit dhe urdhëruesit.

Kjo preferencë mbështet pikëpamjen se qëllimi i DEASH-it në epokën e re është një vend i mundshëm arab.

Gjithashtu, edhe organizatat terroriste lokale dhe regjimet terroriste që janë partnerët lokalë dhe pretendohen se kontrollohen nga SHBA-të dhe Rusia, lejojnë evakuimin nga rajonet të luftëtarëve të huaj të DEASH-it për të cilët janë publikuar dhjetëra të dhëna.

Në këtë mënyrë do të presim për të parë nëse preferenca e organizatës do të shndërrohet apo jo në një manivelë të harruar për t’u përdorur në të ardhmen në një pozitë gjeografike.

Kur bashkojmë qëndrimin ndarës të organizatës brenda saj (arabë / arabishtfolës, luftëtarët elitarë / joluftëtarë), evakuimet e dakorduara të anashkaluara nga SHBA-të dhe Rusia, është e mundur të themi se skenarët e mundshëm përfshijnë në grupin e rrezikut vendet arabe në jug të Sirisë dhe Irakut.

Ende nuk dihen se sa anëtarë të DEASH-it në Irak dhe Siri, ku nuk ka përfunduar siguria e brendshme dhe ajo kufitare, veprojnë pas frontit të luftës mbi identitetin si arabë, dhe se sa kanë kaluar kufijtë duke përdorur statusin e refugjatit (azilantit).

Analiza e parametrave aktuale, vendos në radhët e para të grupit të rrezikut dy vendet arabe, Jordaninë dhe Arabinë Saudite.

DEASH-i po humbet apo po ndryshon?

DEASH-i sot ka humbur në masë të madhe linjën e formuar në lindje të Halepit dhe pjesëve lindore në Homs, Rakka, Dejrizor në jug të Hasekes, të cilat i ka pasur nën kontroll në Siri.

Marrja përnjëherë nën kontroll e territoreve që shtrihen nga Mosuli dhe Ramadi e deri në Halep, si dhe humbja në tre vite e cila ka shkaktuar ndryshime demografike, etnike dhe politike, e ka lënë rajonin përballë shumë problemeve.

Sidoqoftë, më e lehta, më e përhapura e këtyre problemeve është vendndodhja e pjesëtarëve të DEASH-it, për të cilët flitet se janë më së paku mijëra luftëtarë të huaj.

Pretendimet se qendrat e mëdha si Rakka, Dejrizor, Majadin dhe Bukemal të cilat organizata i ka humbur dhe të cilat këto qendra i ka përdorur si depo të luftëtarëve të huaj, do të na tregojnë se janë shkak për rishikimin e shumë parametrave nëse DEASH-i është bllokuar në periferitë e shkretëtirës ose po mban një strategji luftarake shumë të ndryshme prapa frontit.

Vlerësimi i territoreve të humbura si një humbje për organizatën e cila ka luftëtarë me gjuhë dhe origjina të ndryshme është një situatë e papranueshme nga pikëpamja sociologjike e organizatës.

Nga ana tjetër, duhet të merret në konsideratë se vazhdon të ruhet vazhdimësia e gjuhës dhe retorikës në mjetet publikuese që i drejtohet masës së simpatizantëve dhe brenda vetë organizatës. /Syri/

Comments

comments