Italiani i frikësuar i “qahet” nënës dhe i bën gropën shqiptarit të “fortë”!

0

Një shpërndarës droge, 31-vjeçar nga Shqipëria, rezident në Itali, u arrestua pasditen e së premtes nga policia atje, pasi ka kërcënuar një përdorues droge se do ta vriste nëse nuk i paguante një borxh të akumuluar nga pazaret e drogës.

Në dhjetor, tridhjetë vjetari i kërcënuar, nën shoqërinë e nënës së tij, u paraqit në polici në zonën e Cremas, ku i nxitur nga nëna e tij tregoi se po kërcënohej nga një shpërndarës droge për një borxh të pashlyer ndaj tij. Sipas mediave italiane, denoncuesi e ka pasur të vështirë të rrëfejë gjithë sa po i ndodhte, dhe kanë kuptuar se pas kësaj historie kishte më shumë seç ai po tregonte. Kështu, ata zbulojnë se ai ka një borxh për blerjen e kokainës, të cilin ai nuk mund ta shlyejë.

Për këtë, ai kërcënohej nga shpërndarësi i drogës, i cili pretendon se klienti 30-vjecar i ka një borxh prej 6 mijë eurosh, një shifër që narkomani nuk e ka. Duke parë që borxhi nuk po i kthehej, shqiptari kishte filluar ta kërcënonte atë deri me vdekje.

Duke u ndjerë i frikësuar nga këto kërcënime, përdoruesi i drogës i rrëfeu të gjithë historinë nënës së tij, dhe më tej të dy bashkë, vendosën të denoncojnë kërcënimin tek karabinierët.

Policia organizoi një aksion që të bënte të mundur arrestimin e shqiptarit, por edhe të faktohej nëse pretendimet e narkomenit ishin të vërteta apo jo. Ata lanë një takim të premten, në një parking. Borxhliu i thotë shqiptarit se tashmë e ka shumën e parave që i detyrohet, duke ngritur një kurth ndaj tij.

Shqiptari ankohet me përdoruesin e drogës, dhe kur ky i fundit i jep lekët, 31-vjeçari shqiptar i fut në xhep. Ky është edhe momenti që ai arrestohet nga policia italiane.

/Pershtati ne shqip Gazeta Express

 

Komentet

komentet