Ivanov i hutuar, çka po përgatit kundër Ligjit për shqipen?!

0
4

Ligji për gjuhët tashmë do të duhet të përballet dhe me një tjetër sfidë, atë të dekretimit nga Presidentit Gjorgje Ivanov.

Sipas procedures, presidenti Ivanov  brenda 10 ditëve nga marrja e tekstit të ligjit që u miratua dje, duhet ta dekretojë të njëjtin.

Nëse kjo nuk ndodh brenda 10 ditëve, pas skadimit të afatit ligjor, ligji do të duhet t’i kthehet edhe një herë parlamentit brenda 30 ditëve në lexim të tretë, që nënkupton vetëm aktin e votimit të sërishëm.

Sipas nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë: Dekretin për shpalljen e ligjeve e nënshkruajnë Kryetari i Republikës dhe Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Republikës mund të vendos të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit. Në këtë rast, Kuvendi sërish e shqyrton ligjin dhe në qoftë se e miraton me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, Kryetari i Republikës është i obliguar që ta nënshkruajë dekretin.

Kryetari i Republikës, është i obliguar ta nënshkruajë dekretin, në qoftë se sipas Kushtetutës, ligji votohet me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Comments

comments