Ivanov me porosi për shqiptarët

Partitë duhet të kërkojnë zgjidhje përmes sjelljes së tyre të përgjegjshme dhe në pajtim me kushtetutën e Maqedonisë. Kështu ka deklaruar presidenti Ivanov në intervistën për gazetën hungareze „Magyar Hírlap“.

I pyetur se si i komenton kërkesa e partive politike shqiptare në Maqedoni, Ivanov ka thënë se disa kërkesa të partive politike shqiptare janë në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë dhe nuk kanë të bëjnë me situarën reale në Maqedoni.

„Një pjesë e kërkesave bë këtë platformë varen nga statistika dhe realitetit në teren, e në Republikën e Maqedonisë 14 vite nuk është bërë regjistrimi i popullsisë. Pa regjistrim të ri nuk mund të kërkohen të drejta që varen nga statistikat“ është shprehur Ivanov për gazetën hungareze „Magyar Hírlap“, njofton Aktuale.mk

Sipas Ivanovit asnjë zgjidhje nuk guxon ta cënojë karakterin unitar të Maqedonisë, për të shtuar se si zgjidhje për krizën politike janë edhe zgjedhjet e reja parlamentare.

„Lideri i partisë së dytë sipas numrit të deputetëve LSDM në vend se për 10 ditë, më informoi për 27 ditë se ka siguruar shumicë parlamentare në kuvend me mbështetje të të gjitha partive politike shqiptare. Nga ai kërkova që publikisht mos ta pranojë pëatformën njëkohësisht ta gjykojë . E përkujtova se qytetarët kanë votuar për reforma e jo për pëatformë pas zgjedhore të shteteve të huaja“ ka thënë Ivanov për gazetën hungareze „Magyar Hírlap“, njofton Aktuale.mk

Comments

comments