Ivanov po gënjen se Merkeli i ka kërkuar falje (SDK)

Zëdhënësi i qeverisë gjermane përmes një deklarate të shkruar për portalin skd.mk ka konfirmuar se nuk ka pasur kurrfarë kërkim-falje nga kancelaria gjermane Angela Merkel deri te presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, lidhur me akuzat që ai i dërgoi ndaj ambasadores gjermane në Shkup.

Me kërkesë të sdk.mk për sqarim të deklaratës së djeshme të Ivanovit, të cilën ai e akuzoi ambasadoren gjermane në Shkup se ka përhapur informacione të rrejshme dhe se kancelaria gjermane i ka kërkuar falj për një gjë të tillë, nga shërbimi për informim i qeverisë gjermane kanë dalë me këtë qëndrim:

“Si zëdhënës i qeverisë, mund të them se kancelaria federale nuk ka dhënë kurrfarë deklarate në kontekstin të cilin po e përmendni. Lidhur me vërejtjet e bëra nga ambasadorja gjermane në Shkup, ju lutemi të drejtoheni në Ministrinë e punëve të jashtme për më tepër informacione”, transmeton Gazeta Lajm.

Paraprakish, Ministria e jashtme gjermane njoftoi se akuzat e presidentit Gjorge Ivanov ndaj diplomatëve gjermanë janë jo të mençura.

“Gëzohemi që presidenti Ivanov pas një analize të gjatë solli vendim të duhur dhe hoqi dorë nga qëndrimi për bllokim. Akuzat ndaj diplomatëve gjermanë dhe vendeve tjera miqësore nuk janë të mençura. Siç dihet, vlerësimet që i transmetohen vendit nikoqir, çdo herë dakordohen në bashkëpunim të ngushtë mes Ministrisë së punëve të jashtme dhe Ambasadës”, thuhet në përgjigjen e ministrisë gjermane për punë të jashtme.

Comments

comments