SKANDAL/ Ivanov rrenci, mashtrimi me kancelaren Merkel!

Zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë për SDK thotë se nuk ka pasur asnjë kërkim faljeje prej kancelares gjermane Angela Merkel deri te kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në lidhje me akuzat që ai i drejtoi drejt ambasadës së Gjermanisë në Shkup, njofton Portalb.mk.

Duke u sqaruar për deklaratën e mbrëmshme të Ivanovit në të cilën ai akuzon ambasadoren e Gjermanisë në Shkup se ka shpërndarë lajme të rreme dhe se kancelarja gjermane i ka kërkuar falje për atë, prej shërbimit informativ të Qeverisë Gjermane u shprehën siç vijon më poshtë:

“Si zëdhënës i Qeverisë, duhet t’ju tregoj se kancelarja federale nuk ka dhënë asnjë deklaratë në kontekst të asaj që ju e potencuat. Sa i përket vërejtjeve të bëra nga ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, ju lutem drejtohuni tek Ministria për Punë të Jashtme për më shumë informata”.

Sot, Ministra e Punëve të Jashtme e Gjermanisë njoftoi se akuzat e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov drejtuar diplomacisë gjermane janë të pamenduara.

“Gëzohem që Ivanov pas një mendimi të gjatë erdhi në një vendim të duhurdhe u dorëzuar nga qëndrimi për bllokim. Akuzat e drejtuara ndaj diplomacisë gjermane dhe vendeve tjera fqinje janë të pamenduara. Siç njihet, vlerësimet të cilat i drejtohen vendit nikoqir gjithmonë koordinohen ngushtë ndërmjet Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Ambasadës”, thonë nga Ministria për Punë të Jashtme e Gjermanisë.

Përndryshe, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ditë më parë e sulmoi ambasadoren gjermane në Maqedoni, Kristine Althauzer, duke e akuzuar se ka shpërndarë “lajme të rrejshme”. Ivanov vlerëson se niveli i ambasadores gjermane është “ofendim për vendim”.

“Duhet që të na shqetësojë kualiteti i një pjese të diplomatëve në Republikën e Maqedonisë. Ambasadori i Ministrisë së Gjermanisë është shërbyer lajme të rreme, kështu që Merkel patjetër duhej që të kërkojë falje për informatat e pasakta të cilat i ka marrë nga ambasada e tyre”, tha Ivanov.

Pas këtyre ofendimeve, dje ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauzer reagoi duke thënë se sa më shumë armiq që ka individi aq më nder është për të./

huazuar nga Portalb.mk

Comments

comments