Ivanovi falë votave të shqiptarëve ishte zgjedhur president, ja votat në vendbanimet e pastra shqiptare (Tabela)

Gjorgje Ivanov në zgjedhjet e 2014 që fitoi përballë kundërkandidatit Stevo Pendarovski edhe në raundin e dytë ka fituar një numër të konsiderueshëm të votave shqiptare, edhe ate në bastione të pastra etnike shqiptare, njofton INA.

Sipas të dhënave që ka siguruar INA nga votimet në raundin e dytë zgjedhor Ivanov ka siguruar vota shqiptare, edhe pse partia shqiptare BDI kishte thirrur për bojkot të zgjedhjeve, për shkak të refuzimit të kërkesës së saj për një president koncensual. Megjithatë siç mësohet, partia e VMRO-DPMNE ka arritur të nxjerrë vota shqiptare, mëson INA.

Ja rezultatet nga disa vendbanime dhe njësi ku ka votues kryesisht shqiptarë:

Likovë –      589 vota

Haraçinë –   376 vota

Bogovinë  – 1661

Vrapçishtë – 2300

Dibër             1944

Zhelinë         1633

Saraj              2750

Studeniçan    1829

Comments

comments