Ja çfarë ka ndodhur me të akuzuarit e 27 prillit

Prokurori Momir Mariçiq nga Prokuroria publike në seancën e gjykatës së Apelit në Shkup ka kërkuar të mbetet masa e paraburgimit për Boris Damovskin.

“Damovski është njëri nga të akuzuarit kryesor në këtë lëndë. Të gjithë janë të sëmurë, në mjekim, në depresion…”, ka thënë prokurori.

Avokati Mile Petrovski që mbron Damovskin ka kërkuar t’i hiqet paraburgimi pasi siç tha, “është lajmëruar në mënyrë rregullt në stacionin e policisë dhe ka qenë në shtëpi kur është bërë bastisja”.

 

Comments

comments