Ja cila parti mund të jetë befasia e zgjedhjeve lokale të Ulqinit!?

0

Edhe pse e formuar së voni pas ndarjes nga SDP e Ranko Krivokapiqit, Socialedemokratet e Mali të Zi të kryesuar nga Ivan Brajoviq i cili njëheri është edhe kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, mund të depertojnë fuqishëm në elektoratin e Komunës së Ulqinit e sidomos në trupin votues shqiptar.

Pozita e kryetarit të parlamentit dhe resori i Ministrisë së Arsimit në qeverinë e Malit të Zi mund të jene përcaktuese për orinetimin e një pjese të qytetarëve dhe numrin e votave që mund të marrë ky subjekt politik në zgjedhjet lokale të 4 shkurtit që do mbahen në Ulqin.

Para disa ditëve në një fotografi të publikuar nga faqja e këtij subjekti shihet edhe Ministri i arsimit Damir Shehoviq në takim me udhëheqësit dhe aktivistët e këtij subjekti në Ulqin.

Komentet

komentet