Ja cilat janë femrat më të bukura të të gjitha kohërave

0

Klasikja mbetet gjithmonë e bukur, ndaj edhe këtë të fundit shpesh e kërkojmë në të shkuarën. Femrat e bukura nuk mungojnë në ditët e sotme, e megjithatë frymëzimin në stil, veshje dhe sjellje vazhdojmë ta gjejmë te lozonjarja Marilyn Monroe, ylli i kinematografisë Grace Kelly e Monacos apo Audrey Hepburn te “Breakfast at Tiffany’s”. Klasike dhe seksi njëkohësisht, Sophia Loren dhe Jayne Mansfield dinin gjithnjë si të tërhiqnin vëmendje. Diva italiane ka qenë dhe vazhdon të jetë muza e shumë stilistëve edhe sot e kësaj dite në moshë të thyer, ndërsa është e vështirë të harrosh Jayne Mansfield dhe skandalet që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës së saj, fatkeqësisht të shkurtër.

Për një stil më të diferencuar nuk mbetën pas as Edie Sedgwick, Brigitte Bardot dhe Elizabeth Taylor. Këto femra vazhdojnë ende frymëzojnë vajzat në botë me veshjen apo grimin identifikues. Sedgwick jo më kot ishte muza e fotografit dhe piktorit të famshëm Andy Warhol, ndërsa Bardot edhe pse kishte skena nudo në pjesën më të madhe të filmave, nuk u shfaq kurrë vulgare. Elizabeth Taylor adhurohet nga të rinj dhe të vjetër, e disa madje e konsiderojnë atë fëmrën më të bukur të të githa kohërave në rolin e Cleopatrës.

Monica Belluci, Catherine Zeta Jones dhe Michelle Pfeiffer vazhdojnë ende ta ruajnë hijeshinë. Sapo përmend emrat e tyre çdo kush kujton skenat e paharrueshme të Malenës kur meshkujt ofrohen për të ndezur një cigare, Elena e shtrenjtë e Zorros dhe tangoja e tyre, dhe Pfeiffer në krah të Al Pacinos te filmi Scarface.

Angeline Jolie e Jennifer Aniston, dy lidhjet më të komëntuara të yllit të Hollywoodit Brad Pitt H po ecin në hapat e tyre. Pavarësisht ngatërresave që lidhen me emrin Pitt, dy aktoret janë të talentuara, të zgjuara dhe pamohueshmërisht të bukura pa kohë.

Listën e femrave më të bukura e më inspiruese e plotësojnë aktorja bukuroshe Keira Knightley dhe modelja Cara Delevingne, të cilat konsiderohen ikonat e bukurisë së ditëve të sotme.

100 vjeçari i fundit ka promovuar shumë femra të bukura dhe seksi. Ndër të tjera përmenden Ava Gardner, Natalie Wood, Claudia Cardinale, Catherine Deneuve etj. /Opinion.al/

Komentet

komentet