Ja cilat ministri janë rezervuar për Aleancën për Shqiptarët ?!

Burime jozyrtare pranë LSDM theksojnë se së paku dy vende ministrore janë të rezervuara për Aleancën për Shqiptarët. Ndërsa, deri tani janë në lojë shumë kombinime se cilat ministri do ti takojnë këtij koalicioni.

“Sigurisht se përkrahja është më shumë se sa aspekti i numrave të deputetëve. Për ne prioritet është programi dhe reformat që duhet realizuar. Do diskutojmë për hapësirën që do të ketë edhe partia e Selës dhe sigurisht për bazë merret proporcionaliteti”, theksuan për INA nga LSDM.

Nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët nuk ka komentuar asgjë lidhur me formimin e Qeverisë. Vendimi i qartë do të shpaloset të hënën kur kreu i Aleancës, Ziadin Sela do të organizojë një konferencë me mediat për të shprehur qëndrimet për Qeverinë e re, por edhe për dhunën në Kuvend dhe kërkesat e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. (INA)

Comments

comments