Ja dokumentet që dyshohen për falsifikime në Lëvizjen BESA? (DOKUMENTE)

0

Skender Rexhepi – Zejd nga Lëvizja BESA  e udhëhequr nga Afrim Gashi ka publikuar dokumente që sipas tyre janë falsifikuar dhe manipuluar. Ai ka theksuar se dje në Prokurorinë Publike të vendit – në emër të 32 themeluesve juridikë të Lëvizjes BESA (prej 57 gjithsej) – është dorëzuar padia për vepër penale ndaj ish kryetarit të Lëvizjes BESA për abuzim me detyrën zyrtare “përfaqësues juridik i Lëvizjes BESA para organeve të drejtësisë” dhe falsifikim të dokumentacionit të Lëvizjes, ndërsa në Gjykatën Administrative është dorëzuar kërkesa për anulimin e falsifikimit që e ka bërë ai në dokumentet e Lëvizjes BESA në gjykatën përkatëse  themelore.

Sipas tij,  ky manipulim është bërë në kohën kur të gjithë aktivistët e Besës i besonin Kasamit dhe i shfaqnin lojalitet, por ai siç thuhet kishte filluar qëmoti me përçarjen.