Ja katër elementë që tregojnë se keni probleme me sytë

0

Sytë  janë tipari i parë me të cilin i njohim të tjerët dhe kuptojmë pak a shumë edhe mënyrën se si duhet të komunikojmë apo të sillemi. Ata ndonjëherë fshehin disa të vërteta për shëndetin tuaj të cilat mund t’ju habisin. Mos i përdorni sytë vetëm për të parë. Ndonjëherë duhet t’i shihni edhe ju vetë.

-Pikat e bardha në beben e syrit: Mund të keni një infeksion nga syzet apo lentët e kontaktit të cilat mund ti dalloni fare lehtë në pasqyrë.

-Sytë me qese në pjesën e sipërme: Mund të jeni shumë të stresuar. Mund të mos keni fjetur mjaftueshëm gjumë.

Keni nevojë  të pushoni më tepër.

-Shikim i turbullt: Tregon se mund të vuani nga diabeti. Dhe ju jep shqetësime tek sytë duke mos shikuar qartë.

Gjithmonë nëse okulisti ju ka thënë se nuk keni probleme me shikimin.

-Një unazë e bardhë rreth bebes së syrit: Tregon se keni probleme me kolesterolin. Dhe duhet të  drejtohuni te mjeku sa më parë.

-Shihni shenja të çuditshme: Tregon problemet me retinën.

Mund të jeni në rrezik. Dhe keni nevojë për një kontroll të syve.

-Shenjat e kuqe në Iris: kur qëndroni për një kohë të gjatë në diell ju shfaqen disa shenja të kuqe ndodh për kontaktin e syve me diellin pa asnjë mbrojtës. /Shekulli/