Ja kur del në gjykatë biznesmeni që u kap me 863 mijë euro dhe dy patentat e Tahirit

Orest Sota pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për vlerësim të masës së sigurisë ditën e mërkurë.

Prokuroria mesohet se ka kërkuar arrest me burg për 25-vjecarin në makinën e të cilit në datën 1 Nëntor Policia e Elbasanit gjeti 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Krimet e Rënda kërkojnë të cilësohet i ligjshëm ndalimi i të riut për akuzën e pastrimit të parave. Sipas grupit hetimor, ka dyshime se Sota nuk justifikon paratë dhe ka dyshime se janë produkt i aktivitetit kriminal. Orest Sota u la në burg në 4 Nëntor nga Gjykata e Elbasanit për akuzat e kundërshtimit të forcave të policisë, drejtim pa leje të mjetit, fshehje te ardhurave dhe pastrim parash.

Por duke qenë se në makinën e 25-vjeçarit u gjetën patenat e ish-ministrit Tahiri, dosja iu bashkangjit çështjes Tahiri-Habilaj, e cila po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Babai i Orest Sotës, biznesmeni Lefter Sota ka paraqitur në Prokurori një memo ku sqaron se paratë e gjetura janë të justifikuara nga kompanitë e tij. Sipas tij dhe të birit 863 mijë Eurot ishin për të kryer disa pagesa në kompaninë “Kurum”. Por kjo gjë është mohuar nga kompania duke sqaruar se ata nuk bëjnë transaksione në shifra të tilla cash. /Tv Klan/

Comments

comments