Ja kur rikthehet Ziadin Sela

Kreu i LR-PDSH-së, Zijadin Sela, do t’i rikthehet jetës në politikë, kanë bërë me dije nga partia e tij.

“LR-PDSH-ja ka kënaqësinë të lajmërojë se të hënën, në orën 13.00, në selinë e saj në Tetovë do të zhvillohet konferenca e parë e shtypit e kryesuar nga Kryetari i ynë z.Ziadin Sela.

Do të jetë konferenca e tij e parë pas sulmit të 27 prillit, ku z.Sela rezultoi të ishte më i lënduari e më i dëmtuari por shqiptarët nuk bien lehtë, ndaj për inatin e kriminelëve dhe për gëzimin e çdo shqiptari e mik shqiptari të hënën në Tetovë z.Ziadin Sela rikthehet!”, ka shkruar Taravari në profilin e tij në Facebook.

 

 

 

 

Comments

comments