Ja sa drejtori do ti takojnë BDI, LR-PDSH, por edhe RDK (VIDEO)

Grupet negociatore të partive të koalicionit qeverisës po diskutojnë për ndarjen e posteve të drejtorive. Siç mëson Alsat, në kuadër të ndarjes së kulaçit qeveritar, 70 drejtori dhe këshilla drejtues do ti takojnë BDI, 40 Aleancës për Shqiptarët. Prej këtij kulaçi 10 drejtori i përfiton RDK e Vesel Memedit, e cila po negocion e vetme për këto poste.

Nga drejtoritë e rëndësishme, partitë shqiptare nuk pritet të drejtojnë ndonjërën prej tyre, që deri tani i kanë drejtuar kuadrot e partive kryesore maqedonase. Partitë e koalicionit po vazhdojnë bisedimet dhe se deri tani asgjë nuk është konkretizuar.

Comments

comments