Ja si mund ta largoni stresin e fluturimit me aeroplan

Udhëtimi ajror mund të jetë një eksperiencë e keqe për shumë njerëz.

Përdorni këto këshilla dhe gjithmonë do të jeni më pak të stresuar gjatë fluturimeve.

Nisuni disa orë më herët për në aeroport
Udhëtimi ajror tani është më i shpejtë se kurrë më parë – por ai tokësor di të jetë shumë i ngadalshëm nganjëherë. Vetëm pse fluturimi juaj është pas dy orësh, nuk do të thotë se duhet të niseni për në aeroport gjysmë ore përpara.

Mund të ngujoheni në trafik ose të vonoheni në kontrollin e sigurisë dhe kështu t’ju ikën fluturimi. Praktika më e mirë është që ta planifikoni ditën më herët. Të shkoni më herët në aeroport dhe ta kaloni ditën në lëvizje.

Hani diçka, pini, lexoni ose dëgjoni muzikë – edhe nëse keni arritur herët në aeroport. Më mirë herët se vonë!

Përdorni sallat e pritjes
Disa udhëtarë kanë qasje në sallat e pritjes të aeroporteve falë biletave të tyre ose marrëdhënies me agjencinë. Por nëse nuk keni qasje, ndoshta nuk ia vlen që të paguani për një qasje ditore.

Qëndroni gjatë natës në një hotel afër aeroportit
Kjo shpesh nuk është aq shtrenjtë sa e mendoni. Por edhe nëse kushton pak, të reduktoni stresin e arritjes në aeroport ia vlen. Për fluturimet herët në mëngjes, kjo është zgjidhja më e mirë.

Flini
Përsëri, ky nuk është një opsion i mirë për të gjithë. Por nëse jeni person që mund të flejë në aeroplan, atëherë mund ta kaloni këtë pjesë pa problem.

Por, nëse jeni person që s’mund të flini në aeroplan, atëherë është mirë të bëni një gjumë të mirë dhe të mjaftueshëm para fluturimit në mënyrë që mos të lodheni tepër nga fluturimi.

Lexoni ndonjë libër
Argëtimi gjatë fluturimit është i mirë. Të shikoni ndonjë film është gjithashtu një zgjidhje e mirë për argëtim. Por, filmi, varësisht se çfarë lloji është, mund t’ju bëjë edhe më të kontribuojë edhe më shumë në stresin tuaj të fluturimit.

Kështu, më mirë sigurohuni që ta merrni një libër me vete. Kjo është gjithmonë një përvojë më e rehatshme për të gjithë. /Sovrani/

Comments

comments