Ja si sillen në gjykatë personat që u arrestuan në Haraçinë, Prilep dhe Manastir (VIDEO)

MPB ka nxjerrë disa pamje ku shihet se si të arrestuarit sot gjatë aksionit siç u tha antidrogë në Haraçinë dhe në disa qytete tjera si në Prilep dhe Manastir janë sjellë në gjykatë. Sipas kësaj ministrie, aksioni ishte zhvilluar gjatë kohë, ndërsa njësitet speciale të shtunën në mëngjes kanë kryer bastisje në disa lokacione.

Gjatë aksionit janë arrestuar tre persona të Prilepit, një nga Manastiri, një nga Haraçina, një nga Hasanbegi, ndërsa po ndiqen edhe dy persona të tjerë. Sipas MPB pas përfundimit të aksionit do të jepen të dhëna më të hollësishme. (INA)

Comments

comments