Ja si do të quhet partia e grupit që po largohen nga Vetëvendosje!

0

Grupi i të pakënaqunve, të cilët dhanë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, shumë shpejt munden me dalë me partinë e re.

Pjesa ma e madhe e atyne që munden me përba partinë e re, vijnë nga Fryma e Re, parti e krijueme nga Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Ilir Deda e shumë të tjerë që para disa vitesh i ishin bashkue Vetëvendosjes.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se nji nga opcionet që po diskutohet për emnin e kësaj partie, ka me qenë ‘Partia e Re’.

Simbas këtyne burimeve, ka nji pajtueshmëni për emnimin e kësaj partie.

“Nga opsionet që po diskutohet për emërin e subjektit të ri politik nga të rebeluarit e VV-së, është ai i Partisë së Re”, tha ky burim.

Zyrtarisht askush nga të rebeluemit e VV’s nuk ka dast me folë për Gazeta Blic lidhun me këtë çashtje.

 

Komentet

komentet