Ja si u prit Ahmeti në Kumanovë (FOTO)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka vizituar sot qytetin e Kumanovës për t’i dhënë mbështetje të parezervë Shtabit Komunal të Zgjedhjeve për realizimin e programit për këto zgjedhje, program ky që inkorporon kërkesat bosht të qytetarëve të kësaj komune  për një mirëqenie më të mirë  ekonomiko-sociale dhe barazi kombëtare.

Shefi i Shtabit, Ilir Sahiti dhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë, Fatmir Idrizi, informuan kryetarin Ahmeti për punën që po bëhet me qëllim që përmes programit dhe projekteve të ofruara të sigurohet mbështetje sa më e fuqishme në zgjedhjet e së dielës.

Lideri i shqiptarëve në Maqedoni, me këtë rast vlerësoi se 15 vitet e fundit është BDI-ja ajo që e ktheu dinjitetin e shqiptarit në këto hapësira, ndaj si dhe në çdo palë zgjedhje, edhe në këto të afërtat, mbështetja për Bashkimin Demokratik për Integrim është konfirmim i politikës së saj vizionare. Pikërisht falë mbështetjes në popull,  BDI-ja përballoi me sukses të  gjitha sulmet dhe vazhdon të punojë pareshtur për t’i bërë shqiptarët plotësisht të barabartë.

Në një atmosferë fitimtare, zoti Ahmeti, i pasuar me duartrokitje dhe përkrahje të të pranishmëve, tha se është i bindur që kuadrot e BDI-së, që garojnë në këto zgjedhje, do t’ia dalin të arsyetojnë besimin e votuesve sepse janë të mbrujtur me dije e guxim.

Vendosmëria e tyre dhe mbështetja  nga Partia, Qeveria, por edhe grupi parlamentar i BDI-së, sigurisht se ka për të rezultur me realizimin e programit në të mirë të të gjithë qytetarëve, por edhe të kërkesave të drejpërdrejta të tyre:

‘Prandaj, mos t’ju trembet qerpiku – kërkoni votën për punët që kemi bërë dhe që do t’i bëjmë bashkarisht,’- tha  kryetari Ahmeti.

Comments

comments