Ja të gjitha akuzat tronditëse të bëra nga Shkumbin Mehmeti për vrasjen e Mustafës, Zemajt, Hajdarajt, Tolajt…

0

Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, në një rrëfim ekskluziv, ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të shumë vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Mehmeti ka folur për veprimtarinë e një grupi të njerëzve, që ai ka thënë se kryen disa prej rasteve më të rënda kriminale të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.

Mehmeti, që ka thënë se ishte anëtar i këtij grupi, bashkë me vëllezërit Kelmendi, ka thënë se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.

Ka thënë se Kelmendët kanë ngakuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, deputet i PDK’së – por se plani për vrasjen e tij ka ngecur.

Mehmeti ka thënë gjithashtu se vrasja veprimtarit të LDK’së, Xhemail Mustafa, është bërë nga dora e Agron Sylejmanit.

Dëshmitari po ashtu e ka përmendur si të përfshirë në vrasjet e pasluftës edhe vëllain e Lahi Brahimajt, ish-deputet i Kuvendit, nga radhët e AAK’së.

Ka përmendur policin Fadil Syleviçi si të përfshirë në shumë vrasje.

Ndonëse fillimisht është menduar se Mehmeti do të flasë i maskuar, ai ka kërkuar që këtë ta bëjë me zë dhe me fytyrë, pa u fshehur.

Mehmeti është i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasjen e policëve të UNMIK’ut në vitin 2004.

Rrëfimi i Shkumbin Mehmetit:

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Grupi, pjesë e të cilit ishte ai i kishin organizuar pritë një patrulle të policisë së UNMIK-ut, më 2004, më rrugën Podujevë-Prishtinë.

Arsyeja ishte banale – ky grup pretendonte ta poshtëronte policinë dhe administratën e UNMIK-ut. Prita ishte njëfarë presioni për ta bërë misionin e OKB-së të largohet nga Kosova. Por, plani nuk shkoi siç ishte paraparë.

Policët e UNMIK-ut hapën zjarr dhe për pasojë pati të vrarë nga të dyja palët. Shkumbini ishte i vetmi që u gjykua për këtë rast, me gjithë që ai vetë pretendon se nuk shtiu fare drejt policëve, me zolën e tij.

Kush i dha përkrahje organizimit të trazirave të marsit 2004?

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Detyra tjetër që kishte marrë grupi më pas, ishte e jashtëzakonshme. Misioni i ri ishte të organizoheshin ato që më vonë do të njihen si trazirat e marsit 2004.

Për këtë përgjegjësi, Mehmeti thotë se grupi pati mbështetjen e, siç thotë ai “të gjitha partive të dala nga lufta”, shërbimeve sekrete dhe familjeve të mëdha.

Në rast se misioni do të kryhej me sukses, anëtarëve të grupit u ishte premtuar amnisti.

Pse ishin bërë plane për ekzekutimin e Xhavit Halitit?

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Një cak i grupit ishte anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti.

Ky, sipas Mehmetit, ishte paraparë të ekzekutohej për shkak të fondit “Vendlindja Thërret” por edhe për shkak të vrasjes në Shqipëri të një luftëtari të madh të UÇK-së.

Se kush ishte i ngarkuar për ta likuiduar Halitin dhe kush i tregoi atij se është cak i një atentati, e mësojmë nga deklarata Shkumbin Mehmetit.

Versioni i kidnapimit dy milionësh të Valon Dreshajt

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Shkumbin Mehmeti ishte dënuar edhe për një rast tjetër, atë të kidnapimit të pronarit të firmës “Intercoop”, Valon Dreshaj.

Këtij i ishin kërkuar dy milionë euro, para këto që i duheshin grupit për të funksionuar dhe vazhduar veprimtarinë.

Por, Mehmeti thotë për Zona e Debatit se një milion i mori dikush tjetër.

Se si u krye ky kidnapim, kush e urdhëroi atë, kush ishte në dijeni të këtij aksionit dhe kush duhej të përfitonte nga ato para, mësojeni nga rrëfimi i Mehmetit.

Shkumbin Mehmeti tregon si iu dha urdhri ta vrasë Ramiz Muriqin

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Njëra prej rasteve kriminale që do duhej ta kryente grupi, ishte vrasja e një personi në Pejë, Ramiz Muriqit, i cili, sipas krerëve të grupit, besohet se kishe dhënë dëshmi kundër një luftëtari të njohur të UÇK-së, të kësaj zone, në një proces të rëndësishëm gjyqësor.

Për këtë punë ishte i ngarkuar pikërisht Shkumbin Mehmeti. Por, ai nuk e realizoi këtë detyrë.

Në momentet e fundit pati disa dyshime, pasi dy shokët e përfshirë në aksion, i thanë fjalë të ndryshme se ky duhet ta presë njërin nga ta, pasi dorasi potencial ta kryente aktin.

Ndiqeni çfarë thotë Mehmeti:

Dëshmitari që tregon se kush e vrau Smajl Hajdarajn

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij, .

Ky grup, sipas rrëfimit të Mehmetit, për Zona e Debatit e ka kryer edhe vrasjen e ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdarajt.

Për këtë, por edhe për rastet tjera, ai thotë se ka dhënë deklarata për organet e drejtësisë. Madje, ai pretendon se ka folur dhe mund të flasë edhe shumëçka tjetër, deri në detaje, kush ku ka vrarë dhe sa herë ka shtënë gjithkush, në secilin rast, nëse prokurorët janë të interesuar.

Por, ai thotë se në të gjitha, ose në shumicën e përpjekjeve të tij për të folur dhe ofruar informacione, është injoruar nga prokurorët vendorë. Madje, siç thotë ai, nuk është lënë as t’i nënshkruajë deklaratat e dhëna lidhur me rastin e Tahir Zemajt dhe Sebahate Tolajt.

Nga gushti i vitit 2012, Mehmeti është bërë dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it.

Kush u pagua 25 mijë euro për vrasjen e polices Sebahate Tolaj?

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Në rrëfimin e tij, Mehmeti ka treguar si është ekzekutuar pjesëtarja e Shërbimit Policor të Kosovës,  Sebahate Tolaj, nga pjesëtarët e grupit kriminal që i takonte ai vet.

Arsyeja pse u bë atentati ndaj saj kishte të bënte me faktin se policia ishte mike e mirë e Tahir Zemajt dhe se pas vrasjes së këtij, ajo po hetonte rastin e ish-komandantit të FARK-ut.

Mehmeti pretendon se personi që është dënuar për këtë rast, nuk është dorasi. Vrasës, sipas tij, është dikush tjetër që nuk u dënua kurrë. Në fakt, për këtë vrasje, dikush kishte paguar 25 mijë euro.

A e di Mehmeti se kush është ky, shiheni më poshtë:

Kush ishte i përfshirë në vrasjen e Tahir Zemajt?

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Në rrëfimin e tij për Zona e Debatit, Mehmeti ka folur edhe për autorët e njërës prej vrasjeve më të rënda të pasluftës, atë të Tahir Zemajt.

Mehmeti thotë se ka dëgjuar shumë për këtë rast, ndonëse pretendon se vetë nuk ka qenë pjesë e këtij organizimi.

Për më shumë, dëgjojeni versionin që ai jep për këtë vrasje. Emrat e fshirë janë të njohur për redaksinë.

Kush thuhet se e ka vrarë Xhemajl Mustafën?

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij, .

Mehmeti në rrëfimin e tij ekskluziv, ka deklaruar se ky grup ka gisht edhe në vrasjen e Xhemajl Mustafës, ish-këshilltarit të kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugovës.

Çfarë di ai më shumë në lidhje me vrasjen e Mustafës, mësojeni nga video e mëposhtme.

Rrëfimi i pjesëtarit të grupit kriminal që u formua më 2001

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Mehmeti, që njëherësh është i dënuar për dy raste ka folur ekskluzivisht, ku ka rrëfyer për përvojat e tij personale brenda atij grupi.

Aktualisht ai mbahet i izoluar në burgun e sigurisë së lartë.

Mehmeti ka thënë në Zona e Debatit se një grup i rrezikshëm kriminal ishte formuar në fund të vitit 2001 në Kosovë.

Sipas Shkumbin Mehmetit, njërit prej anëtarëve të grupit, ishin dy vëllezër të njohur për veprimtari të mëhershme në Perëndim, por edhe në Kosovë.

Për formimin dhe aktivitetin e grupit, gjithnjë sipas Mehmetit, dinin edhe personalitete tjera më nam të madh në vend, emrat e të cilëve Klan Kosova i di, por për arsye etike dhe profesionale ka vendosur të mos i shfaq për publikun, derisa të kontaktohen më vonë, pas transmetimit të këtij emisioni.

Grupi u shkatërrua në fund të vitit 2004.

Më poshtë ndjekim historinë personale të Mehmetit, pse iu bashkua grupit dhe çfarë bëri si pjesë e tij, në disa raste të veçanta.