Japonia ekzekuton dy të dënuar

Në Japoni sot u ekzekutuan me varje dy të burgosur
Japonia ka ekzekutuar sot me varje dy të burgosur, që janë ekzekutimet e para që prej muajit nëntor, njoftoi qeveria.

Dy të burgosurit të identifikuar nga Ministria e Drejtësisë janë Masakatsu Nishikawa 61 vjeç dhe Koichi Sumida 34 vjeç, të cilët u varën në Osaka dhe Hiroshima, transmeton agjencia gjermane DPA.

Nishikawa u dënua me vdekje për vrasjen e katër menaxhereve të bareve në perëndim të Japonisë në 1991.

Vendimi për dënimin me vdekje u finalizua nga Gjykata e Lartë në vitin 2005.

Sumida u dënua për përdhunim dhe vrasjen e një kolegu në Okayama në vitin 2011.

Vendimi për dënimin me vdekje u finalizua në vitin 2013.

Numri i përgjithshëm i ekzekutimeve të kryera nën drejtimin e qeverisë së kryeministrit, Shinzo Abe ka arritur në 19.

Japonia është nga të paktat vende të zhvilluara, si edhe SHBA-ja, që ruan ende dënimin me vdekje.

Comments

comments