Jeleku EVA që zbulon heret kancerin

Tinejxheri nga Meksika, Julian Rios Cantu,  së bashku me tre shokët e tij kanë zbuluar dhe bërë një prototip të jelekut për zbulimin e hershëm të shenjave të kancerit, njofton agjencia e lajmeve INA. 

Tinejxheri nga Meksika, ka projektuar një jelek i cili zbulon në fazën e hershme shenjat e paraqitjes eventuale të kancerit në gjandrrën mamare ( në gji). Ai në jelekun e projektuar, në teknologjinëe tij përdor biosenzorë që masin temperaturën dhe alarmojnë personin-bartësen eventuale të ndryshimeve shqetësuese në gji.

Julian Rios Cantu, kur ka pasë vetëm 13 vjet, atij i ka vdekur e ëma nga kanceri në gji. Pese vjet më vonë, tani 18 vjeçari Julian Rios Cantu, dhe tre shokët e tij, kanë shpikur dhe dhe bërë një jelek të quajtur “Eva”, icily përbëhet prej 200 biosenzorëve, të cilët përcjellin temperaturën, formën dhe peshën e gjijve të grave.

Këto informacione të marra nga jeleku me biosenzorë, janë të lidhur me informacionet që merr gruaja (femra), nëse paraqitet ndonjë ndryshim në trupin e saj, respektivisht në gji. Gratë-femrat këtë jelek mjafton ta mbajnë në trup 60-90 minuta (1 deri një orë e gjysëm) në javë, për të marrë informaconet e duhura për ndryshimet eventuale.

Kompania e tyre “Higia Technologies”, ka fituar  çmimin në Frankfurt në fund të muajit prill në “Global Students Entrepreneur Awards” në lartësi prej 20.000 dollar, për ta sofistikuar këtë shpikje-jelekun me biosenzorë, që tani është paraqitur vetëm si prototip.

Pritshmëria është që ky jelek të shërbejë si prevenim shumë efikas në luftën për parandalimin e kancerit në botë që po merr përmasa tejet shqetësuese. (INA)

Comments

comments