Jemi miq të përjetshëm me Amerikën,merrni përvojën e tyre si si bëhet shteti

Skënder Karaçica

Kombi shqiptar në Shqipërinë Etnike,Amerikën e ka mik të përjetshëm.Amerika me aleatët e saj e bëri projektin e Lirisë dhe të Pavarësisë së Kosovës.Tutje,ky vend mik është gjithmonë në krah të kombit shqiptar për të afrdhmen e tij në BE dhe participimi i vlerave tona kombëtare me popujt tjerë në botë.

Në të gjitha kohërat kur vjen në pyetje çështja e kombit dhe shtetit amerikan,dy partitë politike(PR-PD)bëhen bashkë dhe me më një zë i dalin ballë Ame rikës!Këto ditë,presidenti amerikan Donald Tramp,në dritën politike,diplomatike dhe ushtarake karshi problemit në Korenë e Veriut dhe të Iranit,ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë ish-sekretarin e shtetit z.Henri Kisinxher për konsultime.

Jemi miq të përjetshëm me Amerikën,në të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës,është mirë që të marrin përvojën e tyre se si bëhet shteti.Sot si kurrë më parë,duhet të bashkohen të gjitha forcat politike,intelektuale,universitare,shoqëria civile dhe tërë populli për të ndërtuar kahet e reja të shtetndërtimit në Kosovë dhe,kur e kur të arrijmë objektivat tona kombëtare, me besoni edhe miqtë tanë do të na shohin me sy tjetër dhe do të ndihen mirë me miqtë e vet shqiptarë!

Në fronte të ndara politike,shteti i Kosovës nuk mund të fitojë betejat e reja kombëtare!

Çikago,12 tetor 2017

Comments

comments