Jerusalemi kryeqytet, Erdogan ‘kryqëzon’ Trump: I vuri flakën Lindjes së Mesme

Vendimi i Donald Trump për ta bërë Jerusalemin kryeqytetin e Izraelit duket se është  pritur me kritika të ashpra nga mbarë bota.

Pasojat diplomatike do të përfshijnë edhe një mbledhje të menjëhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

I fundit që ka reaguar ka qene presidenti turk, i cili ka kritikuar ashpër vendimin e homologut të tij amerikan.

Rexhep Tajip Erdogan tha se vendimi Trump e kishte hedhur Lindjen e Mesme në një “unazë zjarri”.

“I bëj thirrje të gjithë myslimanëve anembanë botës që ta bëjnë të qartë se ne e kundërshtojmë fuqishëm çdo njohje të Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit”, tha presidenti.

Arabia Saudite, Libani, Katari Egjipti, Indonezia, Iraku dhe Irani reagun gjithashtu duke ee përshkruar vendimin e SHBA-së  si të rrezikshëm dhe kritikuan ashpër Presidenti Trump.

Sponsored by Revcontent

Comments

comments