JO poshtërimi i shqiptarëve me “bodrum-ligje për pakica”

Lidhur me debatin e hapur nga INA lidhur me zyrtarimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, njohësit e zhvillimeve politike thonë se kjo çështje duhet të rregullohet njëherë e përgjithmonë duke pastruar edhe Kushtetutën nga emërtime poshtëruese ndaj shqiptarëve.

Analisti i njohur Roland Gjoni i ka çuar një mesazh Zaevit, duke thënë se është koha e fundit të largohet nga matrica jugosllave.

“Nje mesazh te shpejte per Zaevin dhe gjithe ata qe i shkojne pas: Gjuha shqipe nuk eshte gjuhe pa emer apo gjuhe 20% por gjuhe e popullit qe e mban ne kembe Maqedonine. Ajo misheron mundin dhe sakrificat mijera shqiptareve dhe eshte kod identitar i tyre pavaresisht se ku jetojne. Eshte koha e fundit kur Maqedonia te largohet nga matrica jugosllave e dominimit kushtetues e nacional te shqiptareve..”, theksoi për INA, analisti Gjoni.

Edhe analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi thotë se gjuha e 20% është një mohim skajshmërisht racist i identitetit dhe i popullit shqiptar nga ana e maqedonasve.

“Qeveria e sotme shqiptare imperativisht të kërkojë heqjen e këtij poshtërimi dhe të kësaj mosnjohje të popullit shqiptar nga Kushtetuta e Maqedonisë, si kusht për marrëdhënie të mira fqinjësore! Përmes “bodrum-ligjit mbi gjuhët e pakicave” do të turpërohen shqiptarët gjithandej ku janë. Ata do të futen në rrotullamen e poshtërimit të ri e të vjetër. Një poshterim qe as kolonialistet me te pafytyre nuk kane mundur t’ua bejne bile gjuheve te fiseve afrikane,as folesve të tyre..!”, ka theksuar Muhamedi, i cili përshëndet debatin e hapur nga INA rreth çështjes së rregullimit dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. (INA)

Comments

comments