Jonida Beqo për sezonin artistik

“Euridita” një himn për dashurinë për herë të parë në skenën shqiptare

“Euridita“ prek për herë të parë skenën shqiptare.  Jonida Beqo në një intervistë për ABC News rrëfen detajet si regjisorë e shfaqjes, gjithashtu ajo jep detaje edhe për festivalin e dramës shqipe, e cila ka si synim të nxjerrë nga harresa vepra të arkivit.
Teatri i Metropolit nis sezonin jashtë godine. Arsyet sipas drejtoreshës Jonida Beqo nuk janë për arsye rikonstruksioni, por edhe për elementë estetikë.
Premiera e parë e këtij sezoni është “Euridita “Miti i Orfeut”, vjen  në një formë bashkëkohore nga autorja amerikane Sara Route, pjesë e cila nuk ka prekur kurrë më parë skenën shqiptare, madje as Ballkanin, thotë Beqo, e cila është vetë regjisore.
Figura mitike e Orfeut, muzikantit të shquar të antikitetit vjen përmes gruas së tij Euriditës.
Në thelb qëndron dashuria në kuptimin universal.
Regjisorja e cila është edhe drejtoreshë e Teatrit të Metropolit.
Si kastë ka përzgjedhur një gërshetim artistësh mes të rinjve dhe profesionistëve
Por një pikë e fortë e sezonit artistik e teatrit të Metropolit është edhe festivali i dramës shqipe, i cila ka si synim sipas Beqos, të nxjerrë nga harresa veprat e arkivit të krijmtarisë shqiptare, ku drama shqipe është gjithnjë në minorancë karshi autorëve botërorë.
Më e rëndësishme se venia në skenë, është ofrimi i kësaj drame cilësisht tek publiku .
Veprat e përzgjedhura do të vijnë ashtu siç janë shkruar nga autorët, pa i cënuar origjinalitetin e gjuhës.
Premiera e parë “Euridita” do të mbahet më 4 tetor tek Piramida, ndërkohë që festivali i dramës shqipe, i cili ka si synim krijimin e një marrëdhënie cilësore të kësaj dramaturgjie, do të ndodhë në muajin nëntor në teatrin e Metropolit i cili do të prezantojë edhe imazhin e tij të ri.

Comments

comments