A ju besohet? BDI ende kremton përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Me rastin e shënimit të 16 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjesh Kornizë të Ohrit, nën përkujdesjen e Zëvendës Kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, Hazbi Lika dhe Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, organizohet manifestin që do të mbahet ditën e diel më 13 gusht 2017, në Hotelin “Aleksandar Palace”, në Shkup, me fillim në ora 19:00.

Shqiptarët me rastin e  16 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, janë përballë një dileme të madhe se a është realizuar apo jo tërësisht Marrëveshja e Ohrit dhe fryma e saj, njofton agjencia e lajmeve INA.

Deklaratat dhe imponimet optimiste duken shumë cinike përballë fakteve dhe realitetit të zymtë të shqiptarëve,  me gjuhë shqipe të cunguar, pa simbole kombëtare, me injorimin institucional të kësaj marrëveshje nga maqedonasit…

16  vjet pas 13 gushtit të vitit 2001, analizat, raportet dhe vlerësimet e ndryshme flasin se dokumenti që parandaloi konfliktin e asaj kohe nuk ka arritur që të mbyll çështjen shqiptare në Maqedoni

Shqiptarët vazhdojnë të kenë të pazgjidhur në mënyrë të qartë shumë probleme të tyre, që megjithatë ngelën si vazhdimësi e injorimit dhe nëpërkëmbjes së këtij dokumenti të paqes të miratuar tetë vite më parë me një garanci ndërkombëtare.

Janë shumë probleme që janë trashëguar dhe nuk kanë gjetur zgjidhje, ndërsa argumentet rreth mosimplementimit të plotë të këtij dokumenti  janë dhënë disa herë edhe nga nënshkruesit e këtij dokumenti.

I ndjeri, Arbën Xhaferi, nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit pati deklaruar se dispozitat e këtij dokumenti në mënyrë brutale nuk janë realizuar. (INA)

Comments

comments