Jugosllavia, Isa Mustafa dhe Fiça

0

Nga Daut Dauti/

Po thojnë që Isa Mustafa është mirë më shnet dhe se e ka ndërmend të largohet nga politika. Këto dy lajme janë të mira. Largimi i Isa Mustafës nga politika shënon fundin e Jugosllavisë në Kosovë. Nuk po them që Isa Mustafa e ka promovuar Jugosllavinë. Por, ata që e kanë votuar apo përkrahë në çfarëdo mënyre, nëpërmes Isa Mustafës e kanë parë Jugosllavinë. Keni mund shpesh t’i dëgjoni përkrahësit e Isës, zakonisht gjeneratat e vjetra, tuj thanë: Hej, ky edhe atëherë (demek në vaktin e Jugosllavisë) u konë funksioner.

Isa Mustafa është një lloj prodhimi jugosllav dhe ka shumë ngjajshmëri me një prodhim tjetër: Fiçën. Isa dhe Fiça kanë shumë karakteristika të përbashkëta. Psh. janë të vegjël, janë ekonomik se harxhojnë pak, qëndrojnë shumë, mirëmbahen lehtë, dhe mbi të gjitha, qojnë randë. Isa dhe Fiça kurrë nuk t’kanë lanë n’lloq. Veq asht dashtë me dijtë qyshë me ju grahë. Kanë qenë për çdo stinë.

Edhe ni kusheri i jemi e ka pasë ni herë ni Fiçë. Ka 5 veta i hypshmi Fiçës. Ngul përpjetë na qitke te Podina, n’maje t’ni kodrës ku shkojshim me lujtë futboll. Nime gjimojke pi gazepit, ama na qojke te veni.

Edhe Isës, sikur Fiçës, shpesh i kanë hypë katër vetë: Hashimi, Kadria, Ademi, Samia… Këta janë ndërru ka niherë kurse Hashimi ni kohë nuk i ka zhdryp hiq. Ama, edhe Isa asht majtë si burrat. Edhepse Isa nuk është anku kurr, hiq lehtë nuk e ka pasë. Nuk është lehtë me i shërby gjithë atyre regjimeve, qeverive dhe individëve për me fitu veq për veti. Deri sot veq Isa ka mujtë me dalë në pension ‘pa therrë në këmbë’. Zoti i dhashtë shnet se boll ka hjekë.

Komentet

komentet